Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reagimet e Ramës për vendimin e Kushtetueses ndaj Ballukut, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion ndaj veprimtarisë gjyqësore
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e ramës rreth vendimit të Kushtetueses ndaj ministres Belinda Balluku. Sipas tyre balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, teksa shtojnë se i kanë ndjekur me vëmendje komunikimet e kryeministrit Rama. “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila...