Bamir Topi në SPAK për 21 janarin, ish presidenti dëshmon për vrasjen e protestuesve në bulevard

Bamir Topi në SPAK për 21 janarin, ish presidenti dëshmon për vrasjen e protestuesve në bulevard

Ish-presidenti i vendit Bamir Topi ka qenë ish-zyrtari tjetër i lartë që është thirrur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes së 21-janarit, dosje e cila është nën hetim pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut dhe asaj të Lartë që e konsideruan vrasjen e 4 protestuesve një krim shtetëror. Topi është thirrur në SPAK për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni . Kjo është hera e parë që ish-kreu i shtetit Bamir Topi thirret në strukturën e posaçme për këtë çështje, kjo në kuadër të pozicionit të tij në kohën që u vranë protestuesit në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në vitin 2011 Bamir Topi ishte presidenti i vendit gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Hetimet për 21 janarit nisën nga SPAK në...