Australia mbyll TikTok-un/ Nesër hyn në fuqi vendimi, rrjetet sociale nuk do të mund të përdoren nga të miturit nën 16 vjeç

Australia mbyll TikTok-un/ Nesër hyn në fuqi vendimi, rrjetet sociale nuk do të mund të përdoren nga të miturit nën 16 vjeç

Duke nisur nga 10 dhjetori Australia bëhet vendi i parë në botë që ndalon përdorimin e mediave sociale për personat nën 16 vjeç. Vendi kthehet kështu në një laborator të vërtetë për të trajtuar më së miri ndikimin e teknologjisë tek të rinjtë, sipas ekspertëve. Meta, kompania që zotëron tre platforma Instagram, Facebook dhe Threads, bëri të ditur se ka nisur dërgimin e njoftimeve me SMS, e-mail dhe mesazhe brenda aplikacionit për përdoruesit që ajo beson se janë 13 deri në 15 vjeç. Çaktivizimi i llogarive ka nisur që më 4 dhjetor, Masa prek edhe platforma të tjera, përfshirë TikTok-un, YouTube-in, X dhe Reddit-in. Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi ndalimin si “të një niveli botëror”, me synimin për t’i “lënë fëmijët të jenë fëmijë”. Studimet...