Vijon thellohet varfëria për familjet shqiptare: Rriten çmimet e qirave dhe ushqimeve

Vijon thellohet varfëria për familjet shqiptare: Rriten çmimet e qirave dhe ushqimeve

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesor të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare te INSTAT. Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,51 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,06...