Paqja Fiskale/ Berisha: BE ka shprehur shqetësim serioz, 2 miliardë euro do përdoren nga Rama për të blerë vota

Paqja Fiskale/ Berisha: BE ka shprehur shqetësim serioz, 2 miliardë euro do përdoren nga Rama për të blerë vota

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur në konferencën me gazetarët se ligjet fiskale të miratuara së fundmi po përdoren nga qeveria për të blerë vota. Ai shprehet se Komisioni Europian, përmes nënkomitetit për tregtinë, industrinë, doganat dhe taksat, ka shprehur shqetësime të thella për këto ligje dhe kërkon rishqyrtimin e menjëhershëm të tyre. Berisha e konsideron këtë situatë si alarmante për shëndetin e demokracisë dhe transparencës në Shqipëri. Berisha: Komisioni Europian, nënkomiteti për tregtinë, industrinë, doganat dhe taksat midis BE dhe Shqipërisë, ka bërë një deklaratë në të cilën shpreh shqetësimet më serioze për këto ligje dhe mund ta gjeni në faqen e Komisionit Europian. Kërkon rishqyrtimin e menjëhershëm të tyre. Pra, siç e shihni, Edi Rama, atë që nisi dy vjet më parë e...