Punëtori nga Azerbajxhani humbi jetën në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

Punëtori nga Azerbajxhani humbi jetën në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

Policia ka dalë me detaje të reja lidhur me ndarjen nga jeta të 24-vjeçarit nga Azerbajxhani në portin e Durrësit. Në njoftim bëhet me dije se viktima ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës në anije. I riu ishte marinar. Policia lidhur me ngjarjen ka vënë në pranga kapitenin dhe inxhinierin e anijes. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. “Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë...