Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Greqi, dyshohen vrasës me pagesë, kreu njihet si mizor dhe i shumë i rrezikshëm
POLICIA GREKE GREQI- Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin edhe biznesmenin grek Giannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga oficerët e Policisë greke. Sipas informacioneve që raportohen nga mediat fqinje, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë. Informacionet tregojnë se atentati ndaj Lalas, në maj 2025 në Liosia, u krye nga katër shqiptarë. Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, ishte akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate. Ai është një nga kriminelët më mizorë dhe të rrezikshëm dhe një hallkë shumë e rëndësishme në të ashtuquajturën Mafia Greke. Më pas, “Demos”, siç njihet në qarqet e krimit të organizuar, qëlloi nga një motoçikletë, dhjetëra herë në Mercedesin e zi në...