Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Manovrat me Avokatin e Popullit, deputetët e PD tërhoqën firmat, Manja çon në Kuvend emrat e 6 kandidatëve: ‘Topi’ te Peleshi
6 KANDIDATET NE GARE TIRANË- Pas pothuajse 4 vitesh, ku avokatja e popullit Erinda Ballanca vazhdon detyrën e saj përtej mandatit, zgjedhja e pasuesit të saj është zhytur në një përplasje mes socialistëve dhe demokratëve. Mazhoranca është shprehur që në krye të herës që emri i ri i Avokatit të Popullit do të zgjidhet nga kandidatët e mbështetur nga opozita, mirëpo tashmë procesi është futur në një amulli të re, pas tërheqjes së deputetëve të PD nga firmat që kanë dhënë për kandidatët. Shkak për këtë është bërë jozyrtarisht, indicia se PS do të votonte emrin e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit, i cili në procesin paraprak ka mundur që të sigurojë më shumë se 28 firma deputetësh. Sipas deputetëve të opozitës,...