Posti i Avokatit të Popullit/ Ndregjoni: PS e PD, lojë të turpshme

Posti i Avokatit të Popullit/ Ndregjoni: PS e PD, lojë të turpshme

Besim Ndregjoni, një prej emrave të propozuar nga Partia Demokratike për postin e Avokatit të Popullit, ka akuzuar dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, se po zhvillojnë një “lojë të turpshme” në prapaskenë. Drejtuesi i Unionit të Ish-të Përndjekurve Politikë i bëri thirrje kreut të PD-së, Sali Berisha, të vendosë hapur “nëse është me antikomunistët apo jo”. “Si përfaqësues i 40% të popullit shqiptar, i drejtohem PD-së dhe PS-së: t’ju vijë turp, sepse po bëni një lojë të turpshme për Avokatin e Popullit. Pas 30 vitesh del kandidat një antikomunist dhe ju bëni lojën e Kim Filmit të viteve ’50, kur dënoheshin shqiptarët antikomunistë nga agjentura antishqiptare. Historia po përsëritet. Dy partitë kryesore kanë urrejtje për antikomunizmin dhe duan që Avokatin e Popullit...