Presidentja Osmani në BE: Koha për të hequr masat ndaj Kosovës

Presidentja Osmani në BE: Koha për të hequr masat ndaj Kosovës

Kosova E Martë, 9 Dhjetor 2025 12:23 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend. Presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike, ndërsa transferimi i pushtetit u krye paqësisht. Ajo nënvizoi se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv me institucionet evropiane, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, ndërkohë që Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e...