Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dorëzuar në Kuvend një nismë ligjore me rëndësi të veçantë sociale, e cila synon të njohë zyrtarisht si punë të papaguar angazhimin e nënave që kujdesen me kohë të plotë për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, sindromën Down apo aftësi të tjera të kufizuara që u pamundësojnë pavarësinë. Në një deklaratë publike, Tabaku u shpreh se nisma ligjore synon që ky angazhim i nënave të njihet si kontribut real, duke u mundësuar mbështetje të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Tabaku argumentoi se kostoja për buxhetin është minimale dhe krejtësisht e përballueshme, sidomos në krahasim me shpenzimet e projekteve të tjera publike që nuk kanë impakt të qartë social. “Nuk është koncesion, nuk është partneritet publik-privat, nuk është kosto e...