Paqja Fiskale/ Berisha: Është mbështetja më e fuqishme që Rama u bën karteleve të drogës

Paqja Fiskale/ Berisha: Është mbështetja më e fuqishme që Rama u bën karteleve të drogës

Kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha ka reaguar ndaj “Paqes Fiskale”, duke e cilësuar atë një akt që, sipas tij, i hap rrugë pastrimit të parave të krimit të organizuar. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vepron në interes të karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Sipas Berishës, ligji për Paqen Fiskale, i kundërshtuar dy vite më parë nga SHBA, BE dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, është rikthyer dhe miratuar në parim nga mazhoranca në parlament. “Kjo mos t’u duket çudi sepse treguesi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i madh se në BE. Në këtë ligj ka mungesë të plotë të transparencës për opinioni publik dhe komunitetin e ndershëm të biznesit. FMN ka paralajmëruar...