Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kush është Joni Keta, drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”
Joni Keta është zgjedhur këtë të martë, më 9 dhjetor, si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” e Shqipërisë. Siç bëri me dije drejtuesja e KLP-së Mirela Bogdani, Keta do të drejtojë institucionin për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rikandidimi, pas marrjes së 11 votave pro dhe asnjë kundër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Mbledhja e sotme u zhvillua me diskutime mes anëtarëve të KLP-së mbi mënyrën se si duhej të procedohej. Një pjesë e tyre kërkonte që të lexohej relacioni i plotë i Komisionit të Posaçëm që u ngrit në SPAK për të zgjedhur kreun e ri të BKH-së, ndërsa pjesa tjetër mendote se mjafton leximi vetëm i përmbledhjes. Por për një...