Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Shkojnë në shkollë me thika, jo me libra”| Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës kërkojnë drejtësi
Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor, në mbështetje të Erjon Bobës, të riut që humbi jetën gjatë një konfliktim mes adoleshentësh, mblodhi vetëm familjarët e tij të afërt. Edhe pse pjesëmarrja ishte e vogël, atmosfera ishte e rënduar dhe plot dhimbje, ndërsa familja kërkoi transparencë të plotë dhe drejtësi për ngjarjen tragjike. Mes të pranishmëve, halla e viktimës, e cila tha se kjo protestë nuk ishte thjesht familjare, por një thirrje e hapur për qytetarët për institucionet që të reflektojnë dhe të marrin masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Sipas saj, familja kërkon hetim të drejtë dhe të thelluar, që të cilat ngjarje të mos përsëriten dhe Erjoni të mos mbetet vetëm statistikë. Një tjetër prind i pranishëm tha...