Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Halla e 15 vjeçarit të vrarë në Durrës: Autori nuk ishte vetëm, të dënohen të gjithë
Protesta e thirrur në mbështetje të Erjon Bobës, 15-vjeçarit që humbi jetën pas një konflikti mes adoleshentësh, mblodhi vetëm familjarët e afërt, të cilët kërkojnë transparencë të plotë dhe drejtësi për ngjarjen tragjike. Mes të pranishmëve, halla e viktimës, Barie Çupi, u shpreh se kjo protestë nuk ishte një tubim familjar, por një thirrje e hapur për qytetarët dhe institucionet që të reflektojnë dhe të marrin masa, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten. “Kjo heshtje dhe kjo neglizhencë e këtij populli përpara një fatkeqësie kaq të rëndë mendoj se është tregon një rënie të të ndërgjegjes njerëzore, të dhimbjes, madje dhe ta them dhimbjes kombëtare. Neve na iku djali, nuk na kthehet më ai djalë sikur bota të përmbyset. Por ka diçka...