Durrës, marinari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën/ Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

Durrës, marinari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën/ Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

DURRES– Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, kapitenin dhe inxhinierin e anijes pas ngjarjes së fundit, ku një marinar ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi jetën. I riu që humbi jetën ishte nga Azerbajxhani, ndërsa dy të tjerët që u prangosën janë nga Azerbajxhani dhe nga Gjeorgjia. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.