Simeone: Rezultatet në Champions s’kanë qenë pozitive, na duhet një fitore jashtë fushe

Simeone: Rezultatet në Champions s’kanë qenë pozitive, na duhet një fitore jashtë fushe

9 Dhjetor 2025 12:49 Telesport Me nëntë pikë nga pesë ndeshje në Champions League, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, e di sa e rëndësishme mund të jetë një fitore kundër PSV sot. Një sukses do ta afronte me grupin e tetë vendeve të para, që kualifikohen direkt në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. “Po përballemi me një rival që luan mirë, me një trajner që gjithmonë ka pasur ekipe shumë sulmuese. Rezultatet tona deri tani në Champions nuk kanë qenë aq pozitive sa do të kishim dashur”, tha Simeone. Më tej, trajneri argjentinas shtoi: “Kemi bërë shumë gjëra të mira në ndeshjet jashtë fushe. Do të thoja se, duke pasur parasysh se ku kemi qenë për 14 vitet e fundit, sigurisht që kemi...