Goditi me grusht në fytyrë tifozin, arrestohet ish-sulmuesi i kombëtares angleze që luan në Arabi

Goditi me grusht në fytyrë tifozin, arrestohet ish-sulmuesi i kombëtares angleze që luan në Arabi

Ivan Toney, ish-sulmuesi i kombëtares angleze, me shtatë ndeshje dhe një gol me fanellën e “3 luanëve”, u arrestua në Londër natën midis të premtes dhe të shtunës, pasi goditi me grusht në fytyrë një tifoz që e konsideroi shumë të bezdisshëm. Ngjarja ndodhi në një bar në kryeqytetin britanik. Lojtari, i cili u transferua tek Al-Ahli, në Arabinë Saudite, verën e kaluar për 40 milionë euro, u prangos në vendngjarje dhe u shoqërua nga policia Metropolitane, siç tregohet edhe në një video të postuar në mediat sociale. Sipas dëshmitarëve, Toney u afrua nga disa të rinj që u përpoqën të bënin një selfie. Lojtari me sa duket e mbrojti veten, duke pasur frikë nga një sulm dhe vjedhja e mundshme e bizhuterive të tij....