Situatë alarmante/ Katastrofë mjedisore në brigjet e Adriatikut, dhe plazhet e Divjakës, të mbuluara nga mbetjet

Situatë alarmante/ Katastrofë mjedisore në brigjet e Adriatikut, dhe plazhet e Divjakës, të mbuluara nga mbetjet

Një situatë alarmante mjedisore është regjistruar në brigjet e Adriatikut, ku plazhet pranë grykëderdhjes së lumit Shkumbin janë tejmbushur me mbetje plastike, metalike dhe materiale bimore. Fenomeni ka prekur veçanërisht plazhin e Divjakës dhe zonën e Vilë-Boshtovës në bashkinë e Rrogozhinës. Sasia e mbetjeve, sipas ekspertëve, është rezultat i viteve të akumulimit përgjatë rrjedhës së përroit dhe lumit Shkumbin, që nga Përrenjasi, Librazhdi, Elbasani, Cërriku, Peqini dhe deri në Rrogozhinë. Peshkatarët që frekuentojnë prej vitesh zonën e grykëderdhjes shprehen se një ndotje kaq masive nuk është parë prej dekadash. “Kaq shumë mbetje të ardhura nga lumi nuk kemi parë kurrë. Situata është jashtë kontrollit,” shprehet një peshkatar nga Vilë-Boshtova. Një pamje po aq shqetësuese paraqitet edhe në Divjakë, ku nga grykëderdhja e Shkumbinit deri pranë...