Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ndërtoi një kapanon pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër
Ndaj 50-vjeçarit rëndon vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi. Shkodër – Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ndërtoi pa leje, një kapanon me konstruksion metalik në lagjen “10 Korriku. Ndaj 50-vjeçarit rëndon vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi. Ky shtetas kishte ndërtuar pa leje, një kapanon me konstruksion metalik, në pronën e tij...