Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Mësohen dy finalistët e tjerë të “AGT”, klarinetisti Erdenaj Sali dhe grupi “Future Steps” vijojnë rrugëtimin
Klarinetisti Erdenaj Sali dhe grupi “Future Steps” janë dy finalistët e zgjedhur në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të Albania’s Got Talent, transmetuar të hënën në mbrëmje në Vizion Plus. Erdenaj, me klarinetën e tij, ndezi skenën me një interpretim të pastër, plot shpirt. Loja e tingujve e bërë shpalljen e tij finalist thuajse të pashmangshme. Ndërkohë “Future Steps” sollën një shpërthim total. Me një koreografi të fuqishme, të sinkronizuar dhe plot ritëm, vajzat e kthyen skenën në një laborator energjie. Lëvizja e tyre ngjalli entuziazëm, mbështetje dhe duartrokitje që nuk u shuan deri në shpalljen e tyre finaliste. Që në hapje, dinamika ishte e ndezur. Dhjetë konkurrentë u ngjitën në skenë njëri pas tjetrit, duke sjellë performanca që mbajtën publikun para ekranit. Çdo numër mbante...