Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Protestat në Greqi do të vazhdojnë deri për Krishtlindje”, gazetari: Kjo është zona më e ashpër, qeveria nuk i plotëson kërkesat e fermerëve
Protestat e fermerëve në Greqi pritet që të vijojnë deri për Krishtlindjet. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari shqiptar në Greqi Renato Leka, në emisionin “Live në Mëngjes” në Vizion Plus. Leka u shpreh se janë 24 mijë traktorë që kanë bllokuar autostradat në të gjithë Greqinë, ndërsa situata më e ashpër sipas tij është në Kretë, ku është mbyllur edhe aeroporti. “Në të gjithë Greqinë janë më shumë se 24 mijë traktora në autostradë. Situata e djeshme ishte shumë e ashpër. Problemi është se protestat do të zgjasin deri për Krishtlindjet. Unë mendoj se qeveria nuk do të bëjë asnjë gjë për kërkesat e tyre. Pikat e protestës janë për energjinë dhe naftën, ndërsa qeveria thotë që kemi çmimin më të ulët....