Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Çështja e “21 janarit”, ish-presidenti Bamir Topi del nga SPAK: Çdo gjë është në fazë hetimi
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e “21 janarit”. Pas daljes nga SPAK, ai ka deklaruar se çështja është nën hetim. “Unë kam folur për 21 janarin vazhdimisht. Por sot do të më kuptoni, meqë është institucion hetimi po e mbyll me kaq. Unë kërkoj mirëkuptim, qëndrova se më thatë (i drejtohet gazetarëve). Dihet, funksioni i SPAK është hetimi për të dalë e vërteta, në respekt të institucionit. Çdo gjë është në fazë hetimi në këtë institucion, e mbyll me kaq”, tha Bamir Topi. Top Channel