KLP voton pro propozimit të SPAK, Joni Keta në krye të “FBI-së” shqiptare

KLP voton pro propozimit të SPAK, Joni Keta në krye të “FBI-së” shqiptare

Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi Joni Ketën si drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Emri i Ketës u zgjodh nga SPAK, pas një procesi që zgjati për disa muaj.  Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë. Sipas planit të punës, Joni Keta, i cili zëvendësoi Aida Hajnajn do të ketë një mandat 5-vjeçar. Të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të SHBA dhe BE./vizionplus.tv