Aksident i rëndë në aksin Korçë–Bilisht, një i vdekur

Aksident i rëndë në aksin Korçë–Bilisht, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule. Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Top Channel