Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Strazimiri: Vullneti i fundit është ai që vlen, të thuash se e mbështesim një kandidat është mashtrim…
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve, theksoi se vullneti i shprehur i deputetëve për avokatin e Popullit, përmes firmës së fundit është i vetmi që ka fuqi juridike. Ai akuzoi mazhorancën se po përpiqet të justifikojë një kandidaturë duke u mbështetur në firma të vjetra, të cilat janë tërhequr zyrtarisht nga opozita. Sipas Strazimirit, çdo paraqitje e kandidatit si i mbështetur nga PD apo LSI përbën mashtrim të opinionit publik, të ligjit dhe të vetë seancës parlamentare. Deputeti kujtoi gjithashtu traditën e mëparshme parlamentare për konsultimet transparente dhe akuzoi mazhorancën për shkelje të parimeve të mirëqeverisjes dhe standardeve demokratike. Gent Strazimiri: Është e vërtetë që firmat sjellin pasoja juridike. Siç e sjell pasojën e parë, sjell dhe pasojën e...