Greqia në valë protestash: Fermerët vijojnë me bllokimin e rrugëve në të gjithë vendin

Greqia në valë protestash: Fermerët vijojnë me bllokimin e rrugëve në të gjithë vendin

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen çdo ditë, me bllokada të reja në rrugë, autostrada, kryqëzime dhe pika doganore, ndërsa traktorë e mjete bujqësore vazhdojnë të paralizojnë qarkullimin në shumë zona të vendit. Fermerët deklarojnë se nuk tërhiqen dhe do të vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike dhe fiskale. Në pjesën më të madhe të vendit, protestat janë shtrirë në qindra kilometra rrugë, duke shkaktuar vonesa të mëdha në qarkullim dhe ndikim të drejtpërdrejtë në tregti. Fermerë, blegtorë, bletarë dhe peshkatarë nga Heraklioni, Rethimno dhe Lasithi marshuan me dhjetëra mjete bujqësore drejt ndërtesës së Administratës së Decentralizuar të Kretës, duke vijuar protestën që nisi një ditë më parë në aeroportin “N. Kazantzakis”. Traktorët dhe makineritë bujqësore bllokuan zonën bregdetare të...