Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përzgjedhja e kreut të BKH-së/ Përplasje mes prokurorëve
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përzgjedhjen e kreut të BKH. Prokurorët diskutojnë mes tyre nëse duhet të lexohet relacioni i plotë i SPAK, nga fillimi deri në fund për transparencë pasi është një çështje që ka interes të madh për opinionin publik. Prokurori Vata ka kërkuar të lexohet i plotë relacioni i SPAK, ndërsa shumica e prokurorëve të tjera kanë shprehur se relacioni duhet të lexohet i pjesshëm dhe se nuk është nevoja për spektakël. Në fund kryetarja e KLP ka hedhur për votim propozimet ku me 9 vota pro është vendosur të lexohet i përmbledhur relacioni i SPAK.