Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Tjetër sfidë Ramës nga Gjyqësori, reagimi: Kësaj radhë s’do heshtë!
Kryeministri Edi Rama tha fundi se gjyqtarët po përpiqen të kalojnë përmes një vendimi në Gjykatës Kushtetuese një tjetër rritje të rrogës prej 1600 eurosh për magjistratët. Por ai paralajmëron se këtë herë nuk do të heshtë, siç bëri me kërkesën e mëparshme të gjyqtarëve për rritje të rrogës. “Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit”, tha Rama në një postim në X, duke e vijuar më tej përplasjen me këtë segment të drejtësisë, duke e mbivendosur mbi çështjen “Balluku”, tashmë në pritje të Kushtetueses. “Heshtja...