Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Komisioni i Ligjeve skualifikon 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit (Emrat)
Komisioni i Ligjeve ka skualifikuar sot 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit për shkak se nuk kanë marrë firmat e mjaftueshme të deputetëve të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, e cila ndër të tjera ka marrë edhe firmën e kryetarit të partisë, Sali Berisha, ka marrë 27 nga 28 firmat e deputetëve, duke u skualifikuar nga procesi. Kandidatët e skualifikuar: – Dardan Mustafaj me 38 firma por jashtë afatit – Jola Hysaj ka marrë 27 firma deputetësh – Shkëlqim Sulo ka marrë 19 firma deputetësh – Sajmir Vishaj ka marrë 26 firma deputetësh