Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Një oligark i ri po krijohet në shëndetësi, INCOMED i Gentian Krekës fiton pa garë miliona euro me tendera!
Aksionet e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka ngritur akuzë për disa zyrtarë dhe firma private, ka sjellë që disa individë, me lidhje tepër të fuqishme me mazhorancën apo individët në poste të rëndësishme, të vihen para drejtësisë. Ka pasur aksione në disa poste kyçe, kryesisht në pushtetin qendror, por gangrena më e madhe e të gjithë shqiptarëve ka një emërues të përbashkët; shëndetësinë! Një ish-ministër i Shëndetësisë është në arrest, sëbashku me disa zëvendësa apo edhe drejtorë të mëdhenj, të akuzuar për një mori veprash penale. Koncesionet e famshme në shëndetësi veçse kanë zhvatur para, pasi sistemi vijon të lëngojë fort, megjithë ndryshimet e shpeshta të ministraveeve. Beqaj ishte i pari ministër i qeverisë Rama, ku qëndroi deri në 2017-ën. Më pas u pasua nga...