Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një shtetase ka ndërruar jetë pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Shtetasja 57-vjeçare me iniciale M.B. ndërroi jetë në banesën e saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”,-thuhet në njoftim. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.