Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një formë të pazakontë proteste para Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe pa asnjë logo partie. Ai deklaroi në Dita Jonë në A2 CNN se ka dalë si qytetar dhe aktivist, i zhgënjyer nga mungesa e reagimit shoqëror ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend. Lapaj theksoi se kishte pritur protesta dhe përballje publike në dhjetor, sidomos për çështje që prekin të rinjtë dhe studentët, për ikjen masive nga vendi dhe mungesën e shpresës. “Mendova të bëhem një shkëndijë. Një shkrepëse e vogël që mund të ndezë një lëvizje që Shqipëria e ka shumë nevojë,” u shpreh ai, duke theksuar se problemet e sotme nuk i zgjidh asnjë parti e vetme. Ai akuzoi kryeministrin Edi...