Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Chelsea pa yllin e skuadrës, Maresca nuk e grumbullon për ndeshjen e sotme në Champions League
9 Dhjetor 2025 11:43 Telesport Sulmuesi anglez Cole Palmer nuk ka udhëtuar me skuadrën e Chelsea drejt Italisë, ku sot londinezët do të luajnë ndaj Atalanta në Champions League. Trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar se sulmuesi anglez po pushon si pjesë e rikuperimit të tij nga një dëmtim i gjatë. Palmer fillimisht mungoi për shkak të një problemi në ijë dhe më pas për një javë shtesë pasi theu një gisht të këmbës në shtëpi. 23-vjeçari bëri ndeshjen e tij të parë si titullar për “blues” që nga shtatori në barazimin pa gola të së shtunës kundër Bournemouth. Maresca tha: “Cole është ende në procesin e rikuperimit 100% të formës së tij. Ai nuk është i disponueshëm, nuk mund të luajë dy ndeshje radhazi në...