Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tre tryeza, tre realitete të ndryshme dhe ende asnjë marrëveshje! Çfarë po ndodh me negociatat për Ukrainën
Në tre tryezat ku po vendoset fati i luftës në Ukrainë dhe i negociatave për përfundimin e saj, Moska, Miami dhe Brukseli, po luhen lojëra të ndryshme, me interesa shpeshherë të kundërta. Çdo hap përpara në një tryezë shoqërohet me hapa pas në një tjetër, ndaj deklaratat për “përparime” apo “sinjale pozitive” duhen parë me kujdes dhe në kontekst. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i vetëdijshëm për këtë realitet. Sapo mbërriti në Londër për takimin e parë me liderët europianë, ai deklaroi se “nuk ka një marrëveshje mes nesh, amerikanëve dhe rusëve për Donbasin”. Pikërisht çështja territoriale rrezikon të jetë pengesa kryesore që mund të rrëzojë çdo përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës. Në thelb, pozicionet janë të qarta: Vladimir Putin kërkon të gjithë Donbasin, përfshirë...