Skuadra në Milano për ndeshjen e Champions, Mohamed Salah bën lëvizjen surprizë në Liverpool

Skuadra në Milano për ndeshjen e Champions, Mohamed Salah bën lëvizjen surprizë në Liverpool

9 Dhjetor 2025 12:02 Telesport Mohamed Salah u paraqit të martën në mëngjes në qendrën stërvitore të Liverpool, por e ardhmja e tij te klubi anglez është ende në dyshim. Sulmuesi egjiptian u la jashtë skuadrës për ndeshjen e Champions League kundër Inter sot në mbrëmje. Vendim që erdhi pas shpërthimit të tij të jashtëzakonshëm pas ndeshjes së Premier League në Leeds të shtunën. Skuadra aktualisht ndodhet në Milano për ndeshjen e radhës, ndërsa lojtari u paraqit për stërvitje në bazën Kirkby. Ishte vetë Salah që postoi një foto të tij në palestrën e qendrës së stërvitjes. Një mesazh ky pas deklaratës në fundjavë, kur akuzoi rëndë trajnerin dhe klubin se e “kishin hedhur nën autobus” dhe ishte i zhgënjyer. Salah nënshkroi një kontratë të...