Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FBI jep 15 milionë $ për “kokën” e tij! Dikur pjesëmarrës në Olimpiadë, sot strehohet nga Sinaloa
Ish-snowboarder-i olimpik kanadez, Ryan Wedding, i cili dikur përfaqësoi Kanadanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002, sot kërkohet në mbarë botën si një nga figurat më të rrezikshme të krimit të organizuar. Më 19 nëntor, zyrtarë amerikanë shpallën shpërblimin rekord prej 15 milionë dollarësh për kapjen e tij, duke e renditur në listën famëkeqe të “Dhjetë të Arratisurve më të Kërkuar” të FBI-së. Wedding, i lindur në Thunder Bay të Ontarios në vitin 1981, u rrit në një familje të lidhur ngushtë me sportet e dimrit. Që në moshë të vogël tregoi talent në snowboard dhe në adoleshencë u bë pjesë e ekipit kombëtar kanadez, shkruan A2 CNN. Në periudhën 1997–2002 garoi në turne ndërkombëtare dhe mori pjesë në Lojërat Olimpike të Salt Lake...