Lando Norris konfirmon numrin që do të mbajë në makinë sezonin e ri: Është një krenari

Lando Norris konfirmon numrin që do të mbajë në makinë sezonin e ri: Është një krenari

Lando Norris do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1 si kampion bote. Për këtë arsye, ai ka vendosur të mbajë “numrin 1” në makinën e tij. Ky numër, në sezonet e fundit është mbajtur nga Max Verstappen, që pasi dorëzoi titullin do të dorëzojë edhe “numrin 1”. Për pasojë, piloti britanik i McLaren ka hequr dorë nga numri 4 në njëvendëshen e tij. Ai e ka mbajtur këtë numër që kur ka bërë debutimin e tij në Formula 1, në vitin 2019 dhe garoi me atë numër në 152 gara. Një çështje krenarie jo vetëm personale, por edhe e përbashkët me McLaren, një ekip me të cilin ai ka përjetuar si sukses ashtu edhe vuajtje. “Ka një arsye pse e zgjedh atë numër....