“Avokati i Popullit”, skualifikohen Sekretarja e PD dhe Mustafaj, 6 emra drejt votimit në seancë

“Avokati i Popullit”, skualifikohen Sekretarja e PD dhe Mustafaj, 6 emra drejt votimit në seancë

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar sot se 6 janë emrat mes të cilëve do të zgjidhet Avokati i Popullit. Sipas tij, kriteret i kanë plotësuar vetëm Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj. Manja tha se nga gara se fundmi janë skualifikuar Dardan Mustafaj i cili ka dorëzuar firmat mbështetëse jashtë afatit të caktuar si dhe Jola Hysaj. Kjo e fundit, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD. Hysaj ka depozituar vetëm 27 firma për shkak të një gafe në numrat rendorë, ku nga mbështetësi numër 18 kishte kaluar tëk i njëzeti. Mbledhja e Komisionit sot është shoqëruar me debate pasi Gent Strazimiri pretendon se PD është tërhequr nga mbështetja për të gjithë kandidatët. Por...