Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Kujtime nga Akademia”: Sulaj tregon historinë e zborit ushtarak me Edi Ramën në 1983
I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, piktori dhe karikaturisti i njohur Agim Sulaj ka zbuluar një episod të veçantë nga viti 1983, kohë kur ai dhe Edi Rama ishin studentë në Akademinë e Arteve. Të gjithë studentët zhvillonin një zbor ushtarak njëmujor në Mamurras, ku rreshtimi bëhej sipas gjatësisë. Për shkak të shtatlartësisë së tij, Rama binte dukshëm jashtë linjës së skuadrës, ndaj oficerët i kërkonin të ulej në gjunjë për të qenë njesoj i gjatë me të tjerët. Qëndrimi i Ramës me këmbë të palosura, e ngacmoi Sulajn ta vizatojë. Këtë vizatim të kohërave të zborit ai e solli me vete ne Dekalog nga Roland Qafoku ne Dritare Tv