Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
KLP voton kandidatin e SPAK si drejtor të BKH-së, Joni Keta/ Të pranishëm, përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe BE
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mbledhja nisi në orën 11:00 dhe të pranishëm në sallë për procesin e votimit të kandidatit të SPAK janë edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe BE. Aktualisht Joni Keta mban postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj, raporton gazetarja Klodiana Lala. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë. Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj. Sipas procedurës dhe rregullores, KLP do të votojë nëse e pranon propozimin...