“Kujtoheni vetëm për zgjedhje”/ Projektligji për diasporën, Zhupa akuzon qeverinë: Faktet janë të thjeshta…

“Kujtoheni vetëm për zgjedhje”/ Projektligji për diasporën, Zhupa akuzon qeverinë: Faktet janë të thjeshta…

Deputetja demokrate, Ina Zhupa hodhi akuza se qeveria e drejtuar nga kryeminsti Edi Rama nuk e ka trajtuar siç duhet diasporën. Në fjalën e saj në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, teksa sot po diskutohet projektligji me ndryshime për diasporën, Zhupa tha se një nga faktet është edhe ndryshimi i vazhdueshëm i institucionit që e mban në përgjegjësi. Zhupa tha se qeveria kujtohet për diasporën vetëm kur afrojnë zgjedhjet. “Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi...