Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e punës së tyre, u tha në raportin e ri të Reporterëve pa Kufij, organizatë që e cilësoi vitin 2025 si “vit vdekjeprurës për gazetarët”. “Gazetarët thjesht nuk vdesin, ata vriten. Numri i gazetarëve të vrarë është rritur sërish për shkak të praktikave kriminale të grupeve ushtarake – si të rregullta ashtu edhe paramilitare – dhe krimit të organizuar. Të paktën 53 nga 67 profesionistë të mediave të vrarë gjatë vitit të fundit ishin viktima të luftës apo rrjeteve kriminale”, tha Reporterët pa Kufij. Sipas raportit, pothuajse 43 për qind e gazetarëve të vrarë në 12 muajt e fundit u vranë nga Gazë nga forcat e armatosura izraelite. Në Ukrainë, ushtria ruse...