Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Deklaratat e Ramës për Ballukun dhe Kushtetuesen, reagon Shoqata e Gjykatave
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO. Reagimi i PlotëShoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet...