Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhja e kreut të ‘FBI’ shqiptare, KLP voton sot, marrin pjesë amerikanët
KLP ka nisur mbledhjen ku do të votojë për kreun e ri të BKH-së. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se të pranishëm në mbledhje janë dhe amerikanët. Drejtori i propozuar është Jon Keta, për të cilin vendimi pritet të merret sot. Kush është Jon Keta Me një karrierë në ngjitje si oficer i policisë gjyqësore pranë ish-krimeve të rënda e më pas hetues pranë BKH dhe zv.drejtor i komanduar këtyre dy muajve, Jon Keta mosha 37 vjeç i kaloi të gjitha pengesat e garës për në Byronë Kombëtare të hetimit. Emri i tij u aprovua gjatë mbledhjes së komisionit të përzgjedhjes i përbërë nga 3 prokurorë dhe mbas dakordësisë iu propozua Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u votuar që është institucioni i...