Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Indonezi/ Zjarr i madh në një ndërtesë shtatëkatëshe në Xhakarta, 17 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar në godinë
Një zjarr ka përfshirë të dielën një ndërtesë shtatëkatëshe në kryeqytetin indonezian, Xhakartë, duke shkaktuar të paktën 17 viktima. Lajmi u konfirmua nga radioja lokale Kompas TV, e cila raportoi se disa persona të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar brenda godinës. Zjarri tashmë është shuar, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për evakuimin e plotë të ndërtesës. Objekti ku ndodhi ngjarja strehon zyrat e Terra Drone Indonesia, kompani që ofron shërbime me dronë për mbikëqyrje ajrore, me një gamë klientësh që përfshin bujqësinë dhe industrinë minerare. Pamjet e transmetuara nga Kompas TV tregojnë dhjetëra zjarrfikës që ndërhyjnë për të shpëtuar personat e mbetur në ndërtesë, si dhe ekipe të tjera që transportojnë trupat e viktimave jashtë godinës. Innalillahi. Gedung Terra Drone di Kemayoran...