Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, çon dosjen në Gjykatë

Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, çon dosjen në Gjykatë

evis berberi TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet, dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i cili është arrestuar prej më shumë se një viti, i dyshuar për abuzime me tenderat e institucionit që ai drejtonte. Beberi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa biznesmeni Valter Begaj akuzohet për korrupsion aktiv, mashtrim me pasoja dhe pastrim parash. Gentian Gjyli akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dy herë në bashkëpunim. Edhe kreu i KESH, Erald Elezi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dy herë në bashkëpunim. Pesë ditë më parë Berberi kërkoi gjykim të shkurtuar, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara, ndërsa sipas tij komunikimet në celularin e tij nuk duhet të merreshin si...