Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e gjyqtarit/ Tha se nuk kishte dijeni për planet e nipit të tij, Apeli merr vendimin për Gjon Shkambin
Astrit Kalaja, elvis dhe gjon shkambi TIRANË- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin e tij nga qelia, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, nga nipi i tij Elvis Shkambi. Gjon Shkambi ka kërkuar një masë më të butë sigurie, me pretendimin se nuk ka qenë në dijeni të faktit se nipi i tij mbante armë në sallën e gjyqit, si dhe për planet e tij për vrasjen e gjyqtarit Kalaja. Ndërkohë, dy ditë më parë Gjykata e Apelit liroi nga qelia Banush Koxhajn, i cili shërbente si punonjës sigurie pranë kësaj gjykate, ditën kur u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi...