Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Emri+foto/ Gjermania kërkon ndihmë për të kapur shqiptarin e rrezikshëm: Mos i flisni se mund të jetë i armatosur
QAZIM HODOLLARI GJERMANI- 40-vjeçari Qazim Hodollari është shpallur në kërkim për tentativë vrasje nga autoritetet gjermane, ndërsa konsiderohet i rrezikshëm. BILD raporton se skena dramatike u zhvilluan më 26 nëntor rreth orës 11:20 në rrugën Elisabeth-Selbert në Mülheim të Gjermanisë. Një person 37 vjeç nga Gelsenkirchen u plagos rëndë nga një goditje me thikë në bark. Policia po heton që prej asaj kohe për tentativë vrasjeje. Një komision special për hetimin e vrasjeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Duisburgut, është angazhuar në këtë rast. Autori i dyshuar vjen nga Shqipëria Policia po e kërkon publikisht të dyshuarin Qazim Hodollari, një shtetas shqiptar 40 vjeç, pa vendbanim të përhershëm në Gjermani. Hetuesit kanë publikuar fotografitë dhe të dhënat e tij personale. Dyshohet se pas ngjarjes ai...