Kryeministri i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve: Gaboni nëse mendoni se do të mbyll gojën

Kryeministri i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve: Gaboni nëse mendoni se do të mbyll gojën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve. Reagimi i plotë i Ramës:  Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu: Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta – madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive...